Kryeministri i vendit Edi Rama, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, ka njoftuar takimet që do të ketë që nga dita e nesërme. Ai ai bëri me dije se tema e diskutimeve është rritja e pagës në sektorin privat, ku minimumi do të jetë 40 mijë lekë.
“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek.
Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës.”-shkroi Rama në Facebook.