Sot në parlament kryeministri i vendi ka folur në lidhje me menaxhimin të krizës dhe rritjen e çmimeve. Ai ka prekur të gjithë sferat e ekonomisë, duke pasur në vëmendje atë të rritjes së çmimit të energjisë.
“Nuk do ketë rritje të energjisë.Njësoj si familjet, është edhe biznesi i vogël do ndihmohet. Është e pandershme, në të bërit avokati të heqjes së cilësdo takse të naftës. Deri sa të jetë këtu kjo qeveri, ato taksa nuk lëvizin. Për ne nuk është të lehtësojmë ata që kanë më shumë, pasi këta duhet të mbajnë më shumë”, tha ai
Sakaq, ka cilësuar se do të ndihmohen familjet në nevojë por edhe pensionistët.
“Të ndihmohen familjet në nevojë, që nuk kanë foristrada as vetura, dhe ne nuk mund t’i dërgojmë një faturë të rritur. Pensionet do të rriten 11. 2 %, në këtë fazë. Ashtu si shumë gra që shkojnë në punë në fabrika, nuk shkojnë në punë më makina por me autobus, ndaj ne nuk mund t’i faturojmë atyre asgjë. Të paguajmë për ta”, shton Rama.