Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në forumin e European AlpBach, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashkimit Europian, teksa tha se Bullgaria mori peng dy shtete të Ballkanit për çështje historike dhe BE u kthye në një katedër e pafuqishme shtetesh.
Gjithashtu ai tha se ideja e franceze e një komuniteti të ri politik europian, sot ka një potencial të vërtetë për tu zhvilluar.
“Një vend në zemër të Ballaknin si Bullgaria, në mes të luftës, merr peng dy vende të tjera.
Për çfarë? Për një çështje historike, dhe BE kthet në një katedër e pafuqishme shtetesh, përballesh një shteti që ka disa pretendime historike. Nuk ka asnjë kundër pretendime historike, por kur këto pretendime bëhen nga politikanë , nuk shanse për të zgjidhur btë rejën, por ka shanse që hapin probleme historike.
Së dyti: Si mund të jetë BE një vend kur ti sjell çështjet historike mes njëri tjetrit? Imagjinoje si disa shtete të BE-së të fillon të mendon rreth këtyre termave.
Së treti: nëse para luftës, ideja franceze e një komuniteti të ri politik europian, ishte si një shmangie e çështjes së anëtarësimit, sot ka një potencial të vërtetë për tu zhvilluar” tha Rama.