Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar gjatë seancës plenare kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla të marrë masa ndaj kryeministrit Edi Rama.
Alibeaj u shpreh se i vjen keq për gjendjen mendore të Ramës, si dhe ky i fundit duhet sanksionuar.
“Kopeja e me radhë, ndjej keqardhje për gjendjen e tij mendore. Kemi një kod sjellje dhe ky kod thotë se duhet sanksionuar deputeti që flet në këtë gjuhë. Duhet sanksionuar, pavarësisht se është ulur poshtë jush. Për historinë e budallenjve këtu ka dhe shumë të rinj, se kur ishin të ulur këtu, ka një të dhënë.. ikonat kur ishte Ministër i mori dhe i çoi në Gjermani dhe nuk u kthye kurrë më. për të kthyer seriozitetin dhe për të folur për atë që i intereson shqiptarëve do të flasë zonja Ina Zhupa. Pres nga ju që të merrni masa ndaj Ramës”, tha Alibeaj.