Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se qëndrimi i tij në lidhje me presidentin Ilir Meta është po i njëjti siç ka qenë edhe më para dhe e konsideron atë si një fatkeqësi për shtetin.
Në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Rama u shpreh ndër të tjera i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
Intervista e Ramës:
Pas 6 muajsh nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Ju i keni numrat për të zgjedhur kryetarin e shtetit, pyetja është: Do të kerkoni konsultime me opozitën?
Patjetër! Patjetër dhe shpresoj që të mund t’i realizojmë konsultimet.
Tani që Presidenti Meta ka hyrë në muajt e fundit të mandatit dhe është Presidenti për të cilin janë ngritur dy komisione parlamentare për ta shkarkuar-çfarë parashikoni ju për të ardhmen e tij politike?
Nuk e di dhe nuk më intereson të them të drejtën.
Do të ndiheshit më komod me Ilir Metën President, apo në krye të LSI?
Komoditeti nuk është fjala e duhur edhe pse e kuptoj shumë mirë në cfarë sensi e përfshini. Unë mendoj që për shtetin shqiptar Ilir Meta ka qenë fatkeqësi për të mos thënë më shumë dhe pastaj për LSI është cështja e LSI, e asaj pjese të LSI që vijon akoma të ekzistojë.
/Priza.al/