Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të mërkurë vendimet e reja të qeverisë.
Rama tha se nuk do të rritet çmimi i energjisë por qytetarët duhet të mësohen me kursim .
Sakaq theksoi se vendet rrezikojnë që të preken nga mungesa e energjisë elektrike.
“Ne do punojmë që në çdo hap qeveria të jetë krah njerëzve në nevojë. Do mbajmë të paprekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Inflacioni është pak më pak i rëndë sesa vendet e rajonit. Vendet janë futur në trajektoren e kufizimeve, ja kemi dalë. Dimri është sfidë e madhe por do të shohim hap pas hapit. Nga ana tjetër do të shohim dinamikën e konsumit dhe i bëj thirrje të gjithëve që të hyjmë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer. Jo vetëm paguajmë më pak por kemi më shumë energji. Pyetje është a do të ketë energji”, tha ai.