Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme foto se si duket nga brenda spitali rajonal i Fierit, i realizuar nga investimet turke. Spitali është drejt përfundimit dhe ka filluar tani më që të marrë formë.
Ndërtimi i këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50 000 m2, nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës që do të jetë me 1 dhe 2 kate.
Në këtë spital janë të punësuar 50 persona turqë dhe 320 shqiptarë, ku paga minimale është 40 mijë lekë, siç ka bërë të ditur më herët kreu i qeverisë.