Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me pamje nga aeroporti i Kukësit. Rama e cilëson portën e dytë të qiellit të Shqipërisë për fluturime komerciale, teksa uron një të premte të mbarë.
Nga “Zayed-Flatrat e Veriut” nisin fluturimet zyrtare ku dhe do të ulet një avion me udhëtarë nga Zvicra.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë?”, shkruan kryeministri.