Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me turistët e huaj të cilët zgjedhin të vizitojnë vendin tonë.
Rama në ‘Facebook’ shkruan se këtë të enjte në Portin e Durrësit kanë mbërritur 558 turistë të huaj me kroçierën “Seven Seas Voyager”, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga Amerika.
Sakaq thekson se turistët do të vizitojnë qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrësit.