Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme dy kundërshtarët e tij politik, presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ai ka shkëputur disa momente nga konferenca me tone të ashpra të presidentit dhe momenti Kryemadhi shfaqet duke kërcyer.
“Orë Vallëzimi – Mënyra të ndryshme kërcimi nga belaja” i cilëson Edi Rama, teksa vijon reagimin e tij duke thënë “Hyrja pa pagesë, fikni celularin”.
View this post on Instagram
Kjo nuk është hera e parë kur kryeministri Edi Rama ka ironizuar kundërshtarët e tij. Më e fundit ishte kur u tall me pjesën e filxhanit me Kryemadhin, ku që nga zgjedhjet e kaluara e quan “Fallxhore”.