Kryeministri Rama ka ndarë këtë të premte, pamjet nga muzeu “Etnografik” dhe “Ismail Kadare” në Gjirokastër.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se qyteti ka marrë një pamje të re, si dhe qyteti ka marrë një përmasë të re turistike.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje ftuese të dy muzeve të rinj në Gjirokastër, Muzeut Etnografik dhe Muzeut “Ismail Kadare”, që bashkë edhe me “Sokakun e të marrëve” e me shtegun “Edward Lear”, i kanë dhënë një përmasë të re turistike qytetit të gurtë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan ai.