Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin e ‘Open Ballkan’ që po mbahet në Beograd.
Rama tha se nisma e Ballkanit të Hapur i ka hapur rrugë marrëveshjeve të rëndësishme në rajon, si dhe këto të fundit nuk mund të realizoheshin kurrsesi nëse do të vendet do të ecin në rrugën e konflikteve nga e kaluara.
Sakaq shtoi se Shqipëria e Serbia po ecin bashkërisht për të siguruar energji dhe për të parandaluar një krizë të mundshme.
“Me anë të Ballkanit të Hapur, u bë e mundur hapja e importit të grurit me Serbinë. Nuk do ishte e mundur nëse ne do të ishim në rrugën e konfliktit që trashëgim nga e kaluar. Një marrëveshje për magazinim, rezerva dhe lehtësim ushqimor, duke bashkuar forcat. Ti vëmë gjërat në dispozicion të gjitha ato që kemi. Ne nuk do hidhnim asnjë hap për masat energjetike. Se furnizimi me energji është problem dramatik evropian. Buxhetet tona kanë hyrë në një rrugë hemoragjike për të garantuar energji. Dhe ne duhet të bashkojmë forcat. Se çfarë ka Serbia apo Maqedonia ta këmbejmë. Ato e kanë termo ne e kemi hidro. Sot për t’i ardhur në ndihmë vetës, ne mund të parashikojmë marrëveshje. Ne mund të marrim më shumë energji. Po ecim bashkërisht. Dua ta mbyll se faktet dhe shifrat flasin vetë. Jo shumë po 7 muajit e fundit kemi pasur vëllim tregtarë. Të shohim sa janë rritur eksportet. Sa janë rritur flukset dhe për të kuptuar se çfarë kohe dhe sa shumë vite kemi humbur dhe çfarë potenciali të madh ka akoma. Shifrat janë inkurajuese me atë se çfarë ishin. Të gjitha këto lidhen me njerëzit me fermerët, me qytetarët”, tha ai.