Rama operacion në QSUT/ Mjeku tregon gjendjen e tij shëndetësore

Mjeku Arben Gjata ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me operacionin e kryer nga kryeministri Edi Rama, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Gjata është shprehur se gjendja e tij është stabël dhe kanë kaluar 8 orë nga operacioni. Sipas tij ndërhyrja ishte e lehtë.

“I ka bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në QSUT. Si operacion shkoi mirë, gjendja post-operatore është fare stabël. Sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Koha e rikuperimit total besoj do të jetë 2 ose 3 ditë. Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar.

Mund të ecë vetë deri sot. Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Është operuar në sallat që kemi pasur! Ishte në gjendje të mirë komunikon normalisht” – tha Gjata.

Rama bën ndërhyrje kirurgjikale, ja si paraqitet gjendja e tij


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *