Rama pa ‘frerë’ në fjalor: Gratë e Kamzës do i marrin burrat të votojnë jo symbyllur

Kryeministri Edi Rama përdori sërish një gjuhë të papërshtatshme duke iu drejtuar qytetarëve në Kamëz në takimin përmbyllës të fushatës elektorale.

Rama u shpreh se ka besim se gratë e Kamzës do i marrin burrat të votojnë jo me sy mbyllur dhe për partinë por për vazhdimësinë e projekteve. Ai tha se të bësh të kundërtën është si të ndalosh nga kali që është duke fluturuar dhe t’ia hipësh një mushke.

“Kam besim se nënat dhe gratë e Kamzës pavarësisht se çfarë bindjesh kanë dhe kë kanë votuar përpara do të shkojnë në kutinë e votimit me vlerësimin për faktin se fëmijët e tyre shkojnë në shkolla të gjeneratës së re që janë shkolla njësoj si  ë qytetet europiane.

Madje janë si shkollat e mira të qyteteve europiane. Kam shumë besim se gratë e Kamzës do i marrin dhe burrat me vete që të votojnë jo symbyllur, jo për partinë por për sigurinë e vazhdimësisë së një projekti që ka vetëm një garant, që është Rakip Suli. Të bësh të kundërtën është njësoj sit ë jesh duke fluturuar mbi një kalë, të ndalosh dhe pastaj t’ia hipësh një mushke.

Është shumë e rëndësishme që të kuptohet që projekti i Rakipit dhe filozofia jonë nuk është as blu, as mavi por kuq e zi. Nëse sot demokratët nuk kanë një parti të cilës mund t’i besojnë por i afrohet një destiancion kthimi mbrapa nuk është e nevojshme të votojnë PS. Mjafton të votojnë Rakip Sulin”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *