Rama: Pagat e zjarrfikësve do të rritet 12-40%, deri në 2024

 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paga e zjarrfikësve do të rritet me 12-40% deri në vitin 2024.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se përveç kësaj rritje do të ketë dhe një rritje me 7% në bazë të gradës.

Ndër të tjera ai shkruan se është një mundësi e mirë për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik.

“Një rritje e konsiderueshme e pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës.

Një vlerësim i merituar për heronjtë, dhe një motivim real për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik”, shkruan në Facebook.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *