Krei i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij në Parlament mëngjesin e sotëm, paralajmroi përmes metaforave se një tjetër politikan nga ana e opozitës do të shpallet “non-grata”.
I ftuar në emisionin Opinion, Berisha tha se Rama ka “degraduar dhe është futur në një vorbull nga e cila nuk mund të dalë”.
“Degradimi i një njeriu që është futur në një vorbull nga i cili politikisht është totalisht i pakallur. U përpoq të mohojë, duke lexuar sipas tij aktpadinë, por e vërteta është se siç ia bëri të qartë mbrëmë prokurori i përgjthshëm i SHBA-së, ata që paguajnë punonjësit e administratës amerikane, punojnë kundër interesave të SHBA-së. Paratë ia ka dhënë Dorian Duçka Agron Nezës. Duçka është personi që me fondet e kompanisë kineze që ka Presidentin në burg në Kinë dhe kryetarin e fondacionit në burg në SHBA, ka qenë sponsor kryesor në jetën e një kryeministri, udhëtimin në Hong Kong. Sponsorizim që mund të ketë shkuar të paktën 500 mijë euro. Duçka është personi që transportoi dëshmitarët e përgatitur nga Europa dhe SHBA për angazhimin privat të McGonigalit për llogari të Edi Ramës”, deklaroi Berisha.