Kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit ditën e sotme ka paralajmëruara se do të nisi analizimin e shtresës së pasur sipas tij ata që do të marrin më shumë do të paguajnë po ashtu edhe më shumë.
“Ndërkohë ministria po bën një studim për familjet e pasura, jo për të kryer ato fashat e tmerrshme, por për të bëre një tjetër studim. Praktikisht lanë në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike. Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë.
Paketa e rezistencës sociale bën të mundur furnizimin me naftë. Adresohen nevojat e parashtruara përmes aplikimeve për fermerët. Skema ka edhe një tjetër efekt pozitiv, por rrit në mënyrë të ndjeshme formalizmin dhe po ndihmon që të zgjerohet gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat, fermerët e fermat. Një gjë dua të theksoj që e konsideroj të rëndësishme. Dëgjova një gjë nga komentet e deputetit, i referohem sepse foli me shifra, shifrat ishin të sakta, por duke e konsideruar të padrejtë faktin që subvencionet për krerët janë sot të kushtëzuara nga një numër më i lartë krerësh seç ishin në të shkuarën. Ne besojmë se edhe që flasim, megjithëse kemi rritur numrin e krerëve, mbetemi në vazhdën e politikës që ka një fytyrë sociale, por transformimi nuk është ai i dëshiruari. Ne po i largohemi në mënyrë graduale financimit të vetmisë, të qëndruarit veç, të përsëriturit të ciklit vicioz të një mbijetese që nuk të çon asgjëkund tjetër përveçse në një përpjekje për mbijetesë. Do të financojmë të gjitha ato pika të zhvillimit të bujqësisë së re, kontributorët në nivele të ndryshme janë të përfshirë, jo siç ndodhte në të kaluarën. Ata që grumbullojnë prej tyre e shesin janë të bashkuar, ndërkohë që secili bën punën e vet, tregtojnë të gjithë bashkë, kjo bën që të jetë një fakt. Ne mund të kemi interpretimet tona, por një fakt është që në fund të vitit të shkuar, u ngrit një piskamë e madhe për fundin e bujqësisë për vendosjen e kapakut të varrit për bujqësinë, në janar dhe në shkurt të këtij viti ka eksportuar 4 herë më shumë se në janar të vitit të shkuar. Nga doli kjo? Sepse në realitetin e bujqësisë tonë, kemi praktikisht pjesën që vazhdon rritet çdo vit dhe nuk varet nga moshat. Siç bën Bashkimi Evropian me programin e IPALD-it. Duhet të nxisim fermerët, pavarësisht nga ajo që diskutojmë këtu, ne mund të kemi qasje të ndryshme, por nuk mund të diskutojmë bazën”, tha Edi Rama