Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të Samitit të Berlinit.
Në një deklaratë për mediat, Rama ka shprehur falënderimet për këtë proces.
Sakaq theksoi se uron që samiti i radhës të mbahet në vendin tonë.
“Është historia e vjetër që ka qenë në qendër të Bashkimit Europian. Do shfrytëzojmë çdo moment për të qenë më afër me partnerët tanë. 8 vite pasi nisi procesi i Berlinit, Angela Merkel pati të drejtë pasi sot kemi një rajon të bashkuar. Falënderoj nga zemra kancelarin Scoltz, si dhe mirëpresim samitin e ardhshëm në vendin tonë. Disa ditë Ursula zhvilloi një takim dhe shprehu mbështetjen financiare. Firmosja e 3 marrëveshjeve sot është një lajm i shkëlqyer, një lajm i mirë për të gjithë qytetarët tanë, që i kishim edhe në kuadër të Ballkanit të hapur. Mezi ju presim vitin e ardhshëm në Tiranë, po shndërrohet në strehë samitesh”, tha ai.