Rama: Pedagogët duhet të ishin në krye të luftës! Krizën nuk e solli PS

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan për ku po mban një bashkëbisedim me fermerët në Shirgjan, në Elbasan.

Rama tha se e gjithë bota ndodhet në krizë për shkak të luftës në Ukrainë, ndaj dhe qytetarët duhet ta mirëkuptojnë barrën.

Sakaq shtoi se protesta e pedagogëve është aspak e duhur dhe se ata duhet të ishin në krye të detyrës.

“Sot mbështetja për t’ju dhënë naftë pa taksë fermerëve. Në këtë situatë dhe inflacion lufte e solli Putini jo PS. Nuk mundet ta shmangim të gjithë impaktin por sa më shumë pjesë të tij. Në energji ne kemi vendosur një mburojë financiare pasi nuk kemi prekur faturën. Ju është dhënë një shifër për ta shumëzuar me 40 lekë për KË. Do ishte çmenduri nëse do e paguanit pastaj pamë me naftën. Nuk është prekur çmimi i biletës pasi e paguan përsëri shteti. Për fermerët dhe peshkatarët këta kanë përfituar nga skema e naftës. Është për të ardhur keq pedagogët protestojnë. Pjesa më e madhe janë në krye të detyrës siç u takon dhe ata kanë barrën e tyre të krizës. Ne jemi pjesë e botës dhe halli vjen jashtë vullnetit tonë. Duhet ta përballojmë”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *