Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur rreth amnistisë fiskale.
Rama tha se sot në vend ka një sërë strukturash që mund ta garantojnë këtë projektligj, si dhe qeveria do të angazhohet që të nxjerrë paranë nga e zeza në të bardhë.
“Energjia është rritur, por ne nuk e kemi rritur për familjet shqiptare. Nga dalin këto para? Një hall që vazhdon ndërkohë që paketa ka vazhduar. Ideja e amnistisë është shumë e vjetër dhe asnjëherë nuk është materializuar nga një presion i brendshëm dhe i jashtëm. Shqipëria në ato kohë nuk ka qenë e strukturuar si sot, por sot ka një vend strukturash që mund ta garantojë. E kemi menduar që ditën e parë që kemi ardhur në pushtet, pasi e dinin se nuk i kishte ardhur kohë. Propozimin e parë e bëmë kur ndodhi tërmeti, qeveritë kur angazhohen duhet që të thithin paratë dhe nxjerrjen nga e zeza në të bardhë. Që t’i vish vendit dhe t’i thuash se amnistia është e pamundur, është e papranueshme. Ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht, kur bëhet në të gjitha vendet që na japin mësime, kjo nuk është e drejtë”, tha ai.