Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimit e Fred Belerit. Ai thotë se beteja e PS me kandidatin nuk ka lidhje me hetimet. Për këtë arsye, nuk duhet të dilet me konkluzione politike pa dhënë fjalën e fundit drejtësia.
“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar! Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë.”, shkruan Rama.