Kryeministri Edi Rama ka folur nga Britania edhe mbi procesin e “Open Balkan”. Ai u shpreh se është e vështirë të negociosh me Serbinë për shkak të ngërçit me Kosovën. Por, sipas kreut të qeverisë, Beogradin duhet ‘ta mbajmë në anën tonë’ dhe jo të influencës ruse është edhe me e rëndësishme. Në këtë mënyrë, Rama shpjegon se Ballkani ndodhet në formën më të mirë të mundshme, falë këtyre negociatave.
“Është pjesë e një procesi të tërë nismash dhe hapash. Pjesë e një transformimi të tërë. Shqiptarët janë në pozitën më të mirë që kanë qenë ndonjëherë. Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë. Kemi një elefant në dhomë ne çdo marrëveshje me Serbët, për shkak të Kosovës. Dhe për këtë ne duhet të mbajmë Serbinë në anën tonë, sepse mund të na kthejë në të shkuarën”– tha Rama.