Rama për Berishën: PD do të vijë në Parlament me një `dhëmballë të prishur`

Kryeministri Edi Rama nga Pallati i Brigadave ka kërkuar nga deputetët socialistë që të mos kalojnë caqet e sjelljes së tyre me kundërshtarët e Partisë Demokratike.

Rama theksoi edhe njëherë se mandati i tretë duhet të jetë ndryshe nga dy të parët dhe shtoi se lufta e tyre nuk është me PD.

Një mesazh kreu i socialistëve dha edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur “non grata” ng SHBA duke e cilësuar këtë të fundit si “dhëmballë e prishur e PD”. Sipas Ramës, PD nuk ka kurajo as ta shkulë dhe as ta qetësojë, duke shtuar se për sa kohë “dhëmballa “do të jetë aty, PD do të jetë e pabotueshme.

Sipas Ramës, beteja nuk është me PD-në, pasi në fund nuk do gjykohen se çfarë i bënë demokratëve, por sa lart do e ngjisin Shqipërinë.

”PD do të vijë me dhëmballë të prishur, as nuk ka kurajo ta shkulë, as vullnet ta shqetësojë. Nuk është arsye për tu marrë me dhëmballën e saj, as për të gëzuar për shpërfytyrimin e PD. Sa kohë dhëmballa do të jetë aty, fytyra e PD do të jetë e pavotueshme. Ne nuk e kemi pasur prej kohësh, edhe pse kemi lënë përshtypje, nuk duhet të kemi në fokus luftën me PD. Në fund të këtij mandati, nuk do të vlerësohemi për çfarë thamë e çfarë i bëmë PD-së, do të gjykohemi për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë. Luftën tonë ne e kemi me problemet e vendit dhe hallet e shqiptarëve, me opozitën kemi betejën politike, patjetër do e bëjmë, por me një qasje e cilësi të ri. Kemi eksperiencën e nevojshme për të kërkuar nga vetja shumë më tepër cilësi në komunikimin publik.”- tha Rama.

Kujtojmë se një muaj më parë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non-grata” nga SHBA pasi ka dyshime se ai është përfshirë në akte korruptive. Kjo ka sjellë reagime të shumta, ku kujtojmë se Yuri Kim i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që Berisha mos të përfshihet në parlamentin e ardhshëm.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *