Kryeministri, Edi Rama reagoi në një deklaratë për mediat pas dekretit të Ilir Metës për t’i hapur rrugë Bajram Begajt që të zgjidhet president.
Rama i cilësoi këto të fundit si muhabete pa lidhje, pasi sipas tij me rëndësi është që vendi tashmë e ka një president.
“Këto janë muhabete që nuk kanë lidhje fare me ato që kanë ndodhur sot. E rëndësishme është që Shqipëria pas një periudhe dramatike në zyrën e Kreut të Shtetit, do të ketë një president normal për një vend normal dhe për funksionimin normal të institucionit të Kreut të Shtetit”, tha Rama.