Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë sot për prestigjiozen ‘Financial Times’, ku ka folur për integrimin e vendit të tij në BE. Rama e ka quajtur Shqipërinë një demokraci adoleshente që ka probleme, dhe se për të arritur pjekurinë i duhet një kohë e gjatë.
“Shqipëria është një demokraci adoleshente, dhe si çdo adoleshent ajo ka probleme, por po rritet dhe do të arrijë pjekurinë për një kohë jo të gjatë,” i tha ai Financial Times.
Rama u shpreh më tej se Brukseli po vuan nga disa amnezi për atë se çfarë janë, por ai shpreson që të shërohet shpejt.
“Nëse Shqipëria është një adoleshente, Brukseli po vuan nga disa amnezi për atë se kush janë, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre,” tha ai. “Ata janë forca më e madhe për njerëzimin e mirë që ka krijuar dhe shpresoj se do të shërohen shpejt sepse pa to bota është një vend shumë më i keq”, tha Rama.