Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për ulje e numrit të sporteleve dhe zëvendësimin e tyre me platformat online. Sipas tij nuk ka vend për tu shqetësuar pasi shërbimi do jetë efikas dhe pa radhët e mëparshme por mbi të gjitha nuk do të ketë shkurtime në vende pune.
“Nga 500 sportele do ngelen 100 sportele nuk kemi arritur akoma që martesat të bëhen online. Vle4n për tu përmendur s e4 asnjë person nuk do ngelet pa punë punonjësit do të merrem me regjistrimin e të dhënave. Kushdo që sot është në sportele nesë2r do të jetë para një kompjuteri duke bërë grumbullimin e të dhënave. Ditë e shënuar për administratën tonë. Njëri është shembulli i drejtorisë së transportit, se e ka shumë të gjatë DPPSHS, se nuk ia mësoj dot. Përbën një burim shumë domethënës informacioni me patjetër eksperiencë për këtë proces transformues, që e çon administratën nga një makineri e shtirë në territor, me salla pritje dhe radha, në një instrument në zhvillim të çdo qytetari. është një transformim, për të cilin ka shumë të tjerë. Deri para këtij procesi ishte e paimagjinueshme që shteti më strikt në Evropë të njihte lejet e drejtimit në Shqipëri, të cilat buronin nga një proces i pazhurmueshëm.
Mua më kujtohet mirë kur e ngrita këtë çështje për herë të parë, e gjithë reshti i palës gjermane u rrudh në fytyrë, se ishte kërkesë e pakuptueshme për ta, se si mund të pretendonte Shqipëria një barazi. Kur inspektimi i ministrisë së Transportit, doli pozitiv, ata ishin të shokuar, se nuk e prisnin që të gjenin atë realitet. Pra, vetëm përmes digjitalizimit është realizuar një proces që i ka dhënë mundësi administratës që të bëjë performancën më të lartë. Dëgjova këtu drejtorin e gjendjes civile, tha se janë lëshuar 1.5 mln certifikata me letër vjet, unë pyes pse? Pse ministria e brendshme shpenzoi për bojë kaq shumë. Këto kalime bëhen me 1 të prerë të shpatës së vazhdojnë bishtat pas bishtave” tha Rama.