Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllimet për humbjen e ish-sekretarit të Shtetit në SHBA-së, Henry Kissinger i cili, ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare.
Rama shkruan se veprat e tij do t’i mbeten njerëzit si pasuri të paçmueshme.
“Lamtumirë bos!
Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën; balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes… Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend”, shkruan kryeministri Rama.