Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Neësmax TV, në emisionin ‘Wake Up America’ ku ka folur dhe për luftën në Ukrainë.
Rama thekson se vendi ynë nuk varet nga gazi rus, pasi furnizohet vetë me energji.
“Nuk kemi pasur lidhje me Kremlinin qysh në 1960. Por nga ana tjetër kjo histori na distancoi totalisht nga Rusia. Në këto 30 vite demokracie nuk kemi pasur ndonjë president rus në Shqipëri apo anasjelltas dhe nuk na mungon. Nuk varemi nga gazi rus, kemi energjinë tonë, edhe pse kur Zoti lart nuk qan kemi probleme me hidrocentralet. Ky agresion është i gabuar dhe ne qëndrojmë me Ukrainën”, tha ai për televizionin amerikan.