Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në Berat, ku ka kërkuar rikonfirmimin e Ervin Demos si kryebashkiak më 14 Maj. Por në fjalën e tij, numri një i qeverisë nuk la pa përmendur edhe opozitën, duke mos e kursyer ironinë. Ilir Metën e konsideroi si një person që shkon vetëm në zullum.
“Çfarë borxhi i kanë në Skrapar Likes që t’iu çojë Saliken atje, se mirë të tëra dakord, por si mundet t’iu çojë në Skrapar faqen e zezë e t’iu thotë “Votoni këtë tani”, që Skrapari ka votuar për aq kohë sa e ka parë si një alternativë brenda tërë të majtës progresiste se vërtetë ai shkoi dhe u hodh në prehrin e atij tjetrit, por kur erdhi prapë, nuk shkoi me atë tjetrin, shkoi me mua, ju kujtohet apo jo? Se po të kishte shkuar me atë tjetrin, do ia kishin dhënë shkelmin që atëherë, por jo; i mori votat atje si këtej, u hodh andej, kur erdhi puna për të shkuar prapë, shkoi me mua. Tani nuk mundet më kjo punë të vazhdojë dhe mua vjen shumë keq sinqerisht. Çdo gjë kemi bërë unë dhe të tjerët për ta sjellë në rrugë të mbarë, por kur të vë zullumi për poshtë, nuk ka kryetar parlamenti, e president, edhe Papë po ta bësh Liken, prapë tek zullumi do shkoj”