Kryeministri, Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një video nga samiti i NATO-s në Madrid.
Në videon e mëposhtme shihen krerët e 30 vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA, me fokus mbështetjen për Ukrainën.
“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan kreu i qeverisë, ndërsa shfaqet duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar Rumen Radev.