Rama: Po flasim me ambasdoren Yuri Kim për krijimin e një qendre ekselence për mbrojtjen kibernetike

Sot ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. I pranishëm në ceremoninë e mbajtur për nisjen e punimeve ishte edhe kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi si dhe Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Bajram Begaj.

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë aleancë dhe që beson në disa parime e vlera që ia vlen të luftohet.

Kryeministri Edi Rama tha nga Kuçova, ku sot nis modernizimi i bazës ajrore, u shpreh se po diskuton me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në lidhje me një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n.

“Përmend ambasadoren e bashkuar në vend e pa vend… por kjo është e vërteta, falë angazhimit të saj, jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë me krijimin e një qendre ekselence të mbrojtje kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për të gjithë NATO-n. Gjera të pabesueshme, siç dukej edhe ndërtimi i kësaj baze. Po falë partnerëve të duhur, por edhe falë teknologjisë dhe informacionit mund ta bëjmë realitet edhe këtë që sapo thash. Shefi i Shtabit nënvizoi një element që në këndvështrimin tim është fillesa e një filli që i lidh të gjitha bashkë. Jemi në një pozicion të favorshëm që Defender, të rikthejmë sërish në 2023. Besoj që ky element flet shumë, pasi kemi shumë për të marrë akoma në kuptimin e zhvillimit, pasjes së një peshe specifike në kuadrin e NATO-s dhe nga ana tjetër na jep mundësi që të mësojmë. Nga cilësua mund të bëhet një model i shkëlqyer edhe një shembull kuptimplotë për vende të vogla, apo edhe pak më të mëdha se vendi ynë.”– tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *