Rama po gënjen shqiptarët/ Basha: S’ka krizë energjetike, por korrupsion dhe keqmenaxhim me shkak dhe pa plan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur për krizën energjetike që pritet të godasë edhe vendin tonë.

Që në nisje të fjalës së tij lideri demokrat sulmoi kryeministrin Edi Rama për deklaratat që ky i fundit bëri sot, ndërsa shtoi se nuk bëhet fjalë për krizë energjetike, por për korrupsion dhe keqmenaxhim. Madje ai sulmoi OSHEE dhe KESH.

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Duke folur për krizën energjetike, Basha tha se janë tre tendera të Furnizuesit të Tregut të Lirë ku çmimi i blerjes së energjisë është shumë më i lartë se çmimi i bursës. Kreu i PD pyeti se ku shkuan këto para, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe klientët e tij.

“Përshëndetje përfaqësues të medias. Të dashur qytetarë, sikur paralajmërova dje kur tellalli i frikës doli për atë që ai do t bëjë me energjinë. Sot patë se si spërdridhej para gazetarëve, jo si kryeministër, por avokat i klientëve me të cilët po ndan si plaçkë Shqipërinë dhe resurset e saj. U përpoq që të krahasonte Shqipërinë me vendet e tjera, por s’ka paralelizëm. Edhe përpjekja megalomane për t’i qarë hallin dështakut, për të justifikuar atë që ka në plan ky të bëjë me çmimin e energjisë këtu, në një nga vendet më të varfra, është teatër i përshirë për të dezinformuar opinionin publik, nëna dhe baballarë për të bërë se rritja e çmimeve është e pashmangshme.

Në fakt nuk është kështu. Kjo nuk është një krizë energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan. I keni bilancet e operatorëve të energjisë se si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji dhe e blejnë e 3-4-fish çmimin pak muaj më vonë me tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat që ua mbledhin kacidhe më kacidhe. OSHE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm. Janë grup patronazhistësh dhe militantësh partie që nuk i shërbejnë interesit të qytetarëve.

Janë kuvli patronazhistësh dhe militantësh partie që nuk iu shërbejnë interesit të njerëzve. Mjaftojnë raportimet e fundit në media për të çjerrë maskën e asaj që po ndodh, në të paktën tre tendera të Furnizuesit të Tregut të Lirë: Çmimi i blerjes së energjisë është shumë më i lartë sesa çmimi i bursës.
Për të tre tendera, diferenca është rreth 10 milionë euro mes çmimit të tregut dhe sa e kane blerë këta. Për të njëjtën sasi energjie me çmime burse do paguheshin 29 milionë euro, ndërsa u paguan 39 milionë euro. Këtë skemë do ta shpjegojë zoti Rushaj, por pyetja që vjen vetiu është ku shkojnë këto para?
Dhe përgjigjja që vjen nga përvoja 8-vjeçare është elementare, shkojnë në xhepat e zyrtarëve të shtetit më të korruptuar në Europë, sikurse dëshmojnë raportet ndërkombëtare. Për 8 vite Edi Rama ka zgjedhur këtë rrugë, dhe këto janë pasojat. Ju varfëroheni, pushtetarët pasurohen.
Në çdo kohë krize apo begatie, një qeveri e përgjegjshme do të kishte në qendër të  veprimit politik interesin publik, po ky pushtet ka zgjedhur interesin e një grushti të vogël njerëzish. Pyetja që vjen vetvetiu është ku shkojnë këto para, kush i përpin këto para?”, tha Basha.

Sipas tij, përgjigjja që vjen nga përvoja 8-vjeçare është elementare. “Këto shkojnë në xhepat e zyrtarëve, nga më të ulëtit, tek lartë e më lartë e më lartë të një shteti që sipas raporteve të BE-së dhe SHBA, më i korruptuari në Ballkan, për definicion më i korruptuari në Europë. Ka 8 vite jo sot, as të dielën e kaluar, që Edi Rama e ke zgjedhur me vetëdije këtë rrugë. Këto janë pasojat. Ju vjedhin ju dhe një grup pushtetarësh pasurohen. në çdo kohë një qeveri normale, e përgjegjshme do kishte në qendër të vendimeve, vetëm interesin publik. Ky pushtet e ka bërë zgjedhjen me kohë dhe zgjedhja e tij është një grup njerëzish me të cilin ndan paratë e vjedhura.”

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *