‘Rama po i trajton si material’/ Berisha: Mësuesit largohen nga puna vetëm për një status në FB

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar.

Berisha tha se mësuesit largohen nga puna vetëm sepse kanë postuar diçka në ‘Facebook’, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama ka vendosur një kontroll të turpshëm ndaj këtyre të fundit.

Sakaq theksoi se trajtimi i mësuesve si material është i papranueshëm, duke i kthyer ata të militantë partiakë.

Sipas Berishës kjo formë nuk do të sjellë asnjëherë edukim në breza.

“Ka një bjerrje të madhe gjatë këtyre viteve. Është treguesi më i ndjeshëm i bjerrjes kombëtare, i rrokullisjes të shoqërisë sonë dhe të kombit tonë. Nga viti 2013 deri sot, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona. Kemi një rrokullisje dhe jemi dëshmitar të gjendjes reale të nxënësve tanë, gjendjes ekonomike, familjare të tyre dhe ka një thellim të tmerrshëm midis fshatit dhe qytetit. Kemi një zhvlerësim, një mospërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi, që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është s’postuar edukimi i bazuar në vlera, në liri, në dinjitet, atdhetari me edukimin e nënshtrimit të bazuar në rregullat, në nënshtrimin. Është vendosur një kontroll i turpshëm mbi mësuesit. Qëndrimet e tyre në mediat sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar apo transferuar për statuset në ‘Facebook’-un e tyre.

Trajtimi i tyre material është i papranueshëm. Është i papranueshëm zëvendësimi i mësuesve të vërtetë me militantë partiakë që nuk përcjellin edukim por militantizëm të një partie që siç e shihni, publikisht dhe haptas është larguar nga rregullat e lirisë”, tha Berisha

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *