Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me fenomenin e shpopullimit. Sipas tij, kreu i shtetit Rama, po mundëson ikjen e të rinjve shqiptarë. Ai e cilësoi plagë të madhe këtë fenomen, teksa shprehu detyrimin që kemi për ta ndalur atë.
“Shpopullimi është një plagë e madhe që Shqipëria vuan sot si rezultat i një Kryeministri që po bën gjithçka që shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë të largohen.
Ne duam dhe jemi të vendosur t’i japim fund dramës së shpopullimit.
Ky është një mision kombëtar dhe detyrim madhor që kemi ndaj brezave të së ardhmes.
Ne nuk duam më një Shqipëri me qytete të zbrazura dhe gomone të mbushura, por një Shqipëri ku qytetet gumëzhijnë nga gjallëria dhe zhvillimi dhe ku të rinjtë e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.” – shkroi Meta.