Rama poston foton me Macron dhe i bën thirrjen Maqedonisë së Veriut: Pranojeni propozimin e Francës, i hap rrugë anëtarësimit

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në Twitter, krah presidentit francez, Emmanuel Macron, pasi Franca propozoi zgjidhjen e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Rama shkruan në rrjetin social, se Franca i ka dhënë Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian, dhe i ka ftuar liderat maqedonas që të pranojnë propozimin francez.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruan Rama

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *