Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm pamje nga rikonstruksioni i këtiij gjimnazi, duke u shprehur se “Sami Frashëri” është një nga 12 supershkollat e reja që do të hapë dyert në shtator në Tiranë.
“Mirëmëngjes dhe me gjimnazin “Sami Frashëri” që është një nga 12 super shkollat e reja, që do të hapë dyert në shtator në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Shkolla do të ketë 49 klasa ku do të mësojnë 1400 nxënës. Kati nëntokësor i shkollës, është vendndodhja e laboratorëve. Në katet e sipërme janë klasat dhe mjedise të tjera të konceptuara sipas standardeve më bashkëkohore. Po ashtu palestra dhe ambientet sportive zënë një hapësirë të konsiderueshme, dyfish më të madhe sesa ajo që ishte.
Kjo është 1 nga 160 shkollat që po rindërtohen në kuadër të programit të Rindërtimit.