Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar fotot nga kantieri i ndërtimit të Piramidës së Tiranës. Rama shkruan në Facebook se Piramida do të kthehet në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan.
“Dhe nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për tu shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.