Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, mëngjesin e sotëm një video nga Shishtaveci i Kukësit.
Aty shikohet natyra mahnitëse e Shishtavecit ku dora e njeriut ende nuk ka ndërhyrë, teksa kuajt vrapojnë të lirë. Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni më i ri turistik në veri të vendit që po mbledh qindra të apasionuar pas natyrës.