Në përfundim të mbledhjes së qeverisës, kryeministri Edi Rama ka folur për mediat. Ai ka bërë me dije se njëri nga vendimet e marra sot është rritja e pagës mesatare. Kjo e fundit do të synohet të arrijë në 900 euro.
Rama: “Tani më kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh. Kjo do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes të pagës mesatare. Do të kemi së shpejti rritje për një pjesë të shkallëzuar. Detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit që vjen brenda 10, 15 ditëve të ardhshme. Kemi thënë dhe do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe të infermierëve me 7% këtë vit, ndërkohë që mjekëve specialistë iu rrit me 50 mijë lekë.