Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është në orët e para të mëngjesit, për të diskutuar çështjen e presidentit të ri.
Sakaq, mësohet se janë propozuar nga grupi i PS 74 emra.
Burime për gazetën “Panorama”, konfirmojnë se mes emrave janë: ai i Servet Pëllumbit, Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Mimi Kodhelit, Namik Dokles, Fatmir Xhafajt, Lindita Nikollës, Valentina Leskajt, Fatos Nanos, Ulsi Manjës, Vasilika Hysi, Luljeta Bozo, Anastas Angjeli, Arta Dade, Shkelqim Cani, Ylli Bufi, Musa Ulqini etj.
Ndër të tjera, këto emra janë droëzuar nga tre negociatorët e mandatuar nga Edi Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.
Mësohet se Presidenti i ri nuk do të jetë nga radhët e maxhorancës socialiste dhe se do të tentohet për një President konsensual që të marrë edhe dakordsinë e opozitës.