Kryeministri Edi Rama priti dje një delegacion me fëmijë në ambientet e Kryeministrisë. Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale nga vetë Rama. Mediat pikasën edhe një mysafir special. Mysafir ndoshta jo fiks. Bëhet fjalë për Zahon, djalin e vogël të kryeministrit Edi Rama.
Zaho ishte bashkë me fëmijët e tjerë, ku shihet teksa pozon në zyrën e babait dhe në ambientet e tjera të Kryeministrisë si salla e Këshillit të Ministrave apo salla e Hartave.
Interesante duhet të jetë një vizitë te puna e “babit” apo jo? Aq më shumë kur babi përkon të jetë edhe kryeministër…