Rama prezanton ministren për Shtetin Majlinda Dhuka: Ka detyrimin që të informojë Parlamentin për procesin e integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian, ku ka prezantuar për herë të parë edhe ministren e Shtetit Majlinda Dhuka.
Rama tha se Dhuka do të ketë kompetencat qe lidhe me përthithjen e normativës eropiane në të drejtën kombëtare, por ka edhe detyrimin që të informojë në Parlament, mbi procesin e integrimit në BE.
Rama:
Dua që të them disa fjalë për fillimi e procesit të negociatave, gjë për të cilën kemi edhe një ministre të re të shtetit, e cila do të ndjekë këtë proces për llogari të qeverisë dhe si përfaqësuese e drejtpërdrejte e kryeministrit, në maksimumin e angazhimit dhe koordinimit në një proces sfidues.
Është e rëndësishme që angazhimi në këtë proces të jetë i secilit prej jush, edhe atyre që janë nën varësinë tuaj, por edhe të atyre që kalojnë në varësi të Kryeministrisë.
Ky është një ndryshim që e kemi diskutuar me ministren e jashtme, që do të thotë që 5 sektorët e ministrisë së jashtme do të kalojnë në Kryeministri, dhe të administrohet nga ministrja e Shtetit.
Ministrja e Shtetit ka kompetencat e gjithë procesit që lidhet me përthithjen e normativës europiane në të drejtën kombëtare, patjetër që ka edhe detyrimin që të informojë në Parlament.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *