Pas sulmeve për kryedemokratin Lulzim Basha, që nga ajo se çfarë ai përfaqëson, por edhe mitingun e zhvilluar paralel me PS-së, kryeministri Edi Rama ka shpallur objektivat e tij për mandatin e tretë. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se ka objektiv arritjen e 10 mln turistëve në këtë sezon turistik, vaksinimin e pjesës më të madhe të popullsisë dhe përfundimin e rindërtimit.
Megjithatë, kunjat nuk i ka lënë për kundërshtarët.
“Mandati i tretë është mandati që do të realizojë objektivin tonë për të pasur 10 mln turistë në Shqipëri i ndërprerë brutalisht nga pandemia, por me sigurimin sot të fillimit të vaksinimit masiv brenda 48 orësh ne kemi garantuar që në këtë sezon Shqipëria të jetë shumë më e lehtësuar nga sa ishte një vit më parë dhe shqiptarët ti nxjerrim nga pandemia njësoj si vendet europiane edhe se u la jashtë shpërndarjes së tyre. Kush i gjeti vaksinat? Si erdhën vaksinat? Në do të sjellim këtu prodhimin e shumë vaksinave dhe produkteve të cilësisë së lartë për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kush i bën këto dhëndri, që i lë njerëzit në dasmë të presin? Kush? Imagjinoni një palë përballë ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof pa llogaritur Monikën, Lilon dhe Saliun”, tha Rama.
Fundin e fjalimit të tij, zgjodhi që ta bënte me një mesazh drejtuar qytetarëve, mesazh të cilin e kemi dëgjuar jo rrallë herë nga ai, “se më të mirë se ta nuk ka”. E ndërsa, 30 ditët e kësaj fushate elektorale i ka quajtur si “ditë të bardha”.
Janë shfaqur me një dhëndër absurd përpara tu thonë jo, deri këtu jo shans tjetër për ju jo shans tjetër kur ndryshon vetëm kursi i këmbimit. Shans tjetër për të njëjtën mungesë karakteri. Ne e dimë se nuk jemi të rënë nga qiell. Që kur jemi krijuar kemi pasur të parën PS jo me llafe me vepra. S’do iu them natën e mirë. Paçi të bardhë natën e parë të këtyre 30 netëve të bardha”, tha Rama.