Kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij, ku do të ftojë politikanë, njerëz të artit, kulturës apo medias. Në podcastin që do të quhet ‘Flasim’, Rama thotë se do të ftojë kundërshtarët e tij, gjithmonë nëse e pranojnë ftesën.
“Flasim është një eksperiencë re, për mua dhe ju. Flasim është podcasti im i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje. Por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtarë pse jo, nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira! Flasim”, thotë Rama.