Rama prezanton programin për shkollat e universitetet: Anglishtja do mësohet që nga klasa e parë

Kryeministri Rama ka prezantuar sot programin e PS-së për shkollat dhe universitetet. Në rast se fiton mandatin e tretë qeverisës të vendit, Rama tha se në të gjithë vendin do të nisë menjëherë futja e gjuhës angleze që nga klasa e parë. Më pas program do të fokusohet në njohuritë teknologjike dhe dixhitale.

Kreu i qeverisë tha më tej se sportet do të zënë vend të rëndësishëm në shkolla si dhe do të çelet program kombëtar për artet e zejet në shkollat e mesme, me detyra për ushtrimin e mendjes e duarve përmes krijimtarisë.

Deklarata e Ramës:

Gjuha angleze do nisë të mësohet kudo në gjithë shkollat e vendit që në klasën e parë.

Është koha që të gjithë të mësohen me gjuhën bazë të komunikimit digjital, qysh sot ne duhet ta pajisim brezin me dijet bazë në të dyja e ta zhdërvjelltësojmë sistemin e ngrirë arsimor në shkenca inxhinieri e matematikë.

Bazuar në modelin e parë të ngritur në Tiranë që do zhvillohet më tej te Piramida e diktatorit e kthyer në një epiqendër të Shqipërisë së të ardhmes ne do çelim programin kombëtar 10 vjecar të kodimit për nxënësit e klasave 12-18, e do hapim qendra të specializuara të botës digjitale jo në iphone e ipad por në botën digjitale ku fëmijëve do u prezantohen themelet e saj.

Do u mësohet graviteti i saj, do u jepen njohuri për ndërveprimet e saj.

Qendra e parë është kjo e Tiranës, të tjerat në Shkodër Vlorë, Dibër Korcë Kukës e Berat e hap pas hapi në krejt Shqipërinë.

Do çelim programin kombëtar për artet e zejet për shkollat e mesme, me kushte e detyra për të usthruar mendjen e duart përmes krijimtarisë në projekte si detyrim që bota e iphone e ipad mos marrë peng mendjen, shqisat e trupin e tyre.

Sportet do zënë vend më të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet, na duhet një profil i ri i drejtuesit të shkollave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *