Ditën e sotme Edi Rama ka pranuar se Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit mjekësor. Ky vendim është marrë në bazë të rezultateve që ka nxjerrë votimet në Këshillimin Kombëtar, ku mbi 60% e qytetarëve kanë rënë dakord.
Por në një intervistë nga Xheraldo Gjergji, i cili bën pjesë në grupin e punës për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor bën me dije dhe se çfarë është ky lloj kanabis.
“Nga ana ligjore është ai kanabis që në mënyrën se si rritet kalon në procese laboratorike dhe përdoret dhe shitet në farmaci, jo në markete, apo rrugë. Merret me recetën e mjekut, nuk do jetë në farmacitë shqiptare, por produkti shqiptar do jetë në farmacitë botërore.
Bëhet fjalë për një treg 55 miliardë dollarë, se i janë gjetur benefite mjekësore të kanabisi. Një ndër sëmundjet që kanabisi e mban në kontroll është epilepsia. Një fëmijë kishte kriza epileptike 3-4 herë në ditë dhe aktualisht në Amerikë janë disa brende, që përdor CBD përbërës në kanabis mjekësor”, është shprehur më herët Gjergji.
Por ai sakaq, pohon se nuk ka nevojë të pyetet qytetari nëse realisht qëllimi është për arsye mjekësore. Sepse qytetari nuk di të shprehet për kanabis, në momentin që ai nuk do të jetë në tregun e lirë.
“Unë duke njohur mirë ligjet di të them që nxitja linçimi i disa ideve ka një ligj ai konsultimit publik dhe kjo nuk bëhet me anketim. Nëse këto janë për arsye mjekësore nuk ka pse të pyetet qytetari. Dje dëgjova dhe kryetarin e bashkisë që tha mund të dënojmë një njeri për një cigare hashashi, kjo nuk mund të ndodh sepse nuk mund ta pësoj një njeri me dy cigare njësoj me atë që merret me kultivim dhe trafikim të saj. Qytetari nuk di të shprehet për kanabisin për aq kohë sa nuk do të jetë në tregun e lirë. Nuk ka nevojë për tu pyetur qytetarët dhe sa herë kemi hapur të tilla debate është rritur mbjellja e kanabisit. Ne kemi një problem me prodhimin e kanabisit kjo do të shtoj përdorimin ilegal të saj sepse përdorimi për mjekësinë është paradhoma për të arritur te prodhimi masiv. Problemi është a do avancojmë ne në një përdorim masiv, do fillojmë ta prodhojmë në pikëpamjen mjekësore dhe pastaj do kalojmë tek ajo masive duke u futur deri te ushqimet”, shtoi ndër të tjera ai.
Sakaq, vlerë të madhe ka ky lloj kanabis në aspektin ekonomik, kur kthehet në vaj sepse përdoret gjithashtu edhe për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Sipas specialistëve nga një litër vaj kanabisi fitohen deri në 95 mijë euro. Të shumtë janë mjekët evropianë, të cilët në recetat e tyre në vendet që e lejojnë japin preparate me përbërje kanabisi.
Disa nga benefitet e kanabis në shërbim mjekësor janë: lehtësimi i dhimbjeve kronike, përmirëson kapacitetin mushkërive, ndihmon në uljen e peshës, rregullon dhe ndalon diabetin, lufton kancerin, ndihmon në trajtimin depresionit;,ka pasur rezultatet të mira te autikët, përdoret të pacientët me epilepsi, rregullon kockat, është trajtim për glaukomën, lufton stresin, ngadalëson sëmundjen e Alzheimerit (humbja e kujtesës), ndihmon personat me probleme me alkoolin dhe ata që kanë probleme me stomakun.