Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se mezi po tret orët qe te votohet marrëveshja e Portit të Durrësit.
Rama i është përgjigjur kritikave lidhur me Portin e Durrësit, ndërsa theksoi se në një 10-vjeçar do të kthehet në një motor ekonomik për vendin.
“Në zemër të qytetit ku lulëzojnë sipërfaqe e ndryshkut dhe mjetet e vdekura lundruese ku shtrihet mijëra metra katror ferra dhe ndryshqe dhe qytet turistik, ku ju dëgjon ju dhe shikon këto pamje e shikon pse jeni shqetësuat ju jeni fiks si këto. Një port ku vinçat e kohës së Adem Rekës e kanë kaluar më kohë moshën e pensionit. Ky port është një skandal mjedisor një gërhitje…Një vend që rrjedh pisllëk mu në qendrën e polin më të madh turistik të Shqipërisë, Durrësit. Kjo zonë kancerogjene është ndërfaqja e sotme e asaj zonës ë së djeshme kancerogjene atij malit me plehra dhe derra tani të zhdukur në Porto Romano. Tani nuk ka asnjë lidhje me vizonin e Shqipërisë në 2030 duhet të zhduket nga fjala e dheut përgjithmonë,. Nga zhdukja e plehrave në Porto Romano, Durrësi ka fituar një park fantastik. Po nga zhdukja e kësaj faqe të zezë çfarë do fitojë. ? Jo vetëm si kryeministër por edhe si deputet me shumë padurim po nunmëroj orët derisa të votohet marrëveshja për investimin më të madh të huaj në vendin tonë. Ky do ta kthejë Portin e Durrësit nga një platformë të zezë si surrati ia tyre që e përndjekin Shqipërinë në një port më të madh të Mesdheut..
Kjo është dita për të dhënë disa përgjigje zëdhënësve të rinj të një mallkimi të një poshtërimi të vjetër që e përndjekje këtë vend që nga 1912. Abdyl Ypi,… Skan farë entuziazëm për Shqipërinë…Ka 110 vjet që Shqipëria është lodër për anadollakët dhe levantinët që ndryshojnë emër por janë po të njëjtat fytyra, sic thoshte Konica njësoj si punët tuaja të brendshme … e ngatërruar. Thonë po na marrin portin me një kompani pa emër…është kompania e vëllezërve Rama me vëllezërit Karriç që Bashkë me Lulzim bravën pastron paratë e Lukashenkos dhe Aleksandër Vucic. Mit’hat Frashëri shkruante se duke heshtur nuk bënka punë. Na ka pëlqyer urtësia, por për fat të keq njeriut i vijnë ca gjëra në kokë që e shtrëngojnë të flasë…Sikur të mos na dilte Esati tani na doli një farë Dervishi… Ja na doli këlyshi i tij…Tani më thoni mua që Esati dhe Kuici i tij Dervishi janë gjallë mes nesh duke lodruar me Shqipërinë bashkë me vagabondët e 1914. Janë bashkë duke sharë çdo projekt…Tre vite e kusur nga lutjet tek princi i Kurorës për të investuar jo vetëm në Shqipëri. Biseda të panumërta bindëse informuese pa u lodhur me Shqipërinë me Muhamed Alabbar, pastaj takimet e komunitetit të përbashkët, puna e gjithanshme e një batalioni me njerëz…Një port spektakolar për Mesdheun, me negociata të stërzgjatura në fund janë pranuar 5 nga 33 kërkesat fillestare të investitorit…Marrëveshja për investimin më të madh të huaj,.. Për ju që flisni për njerëzit rreth këtij investimi do ta impaktojë , 1.2 deri në 1.8 %. Në një 10 vjecar do të jetë një motor ekonomik me kontribut 8 mld euro dhe do të ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.”, tha Rama.