Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë në Forumin Ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”. Kreu i qeverisë ka postuar disa foto nga takimet që ka zhvilluar me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, Albin Kurtin, Miroslav Lajçak dhe figura të tjera.
Marrëdhëniet me Greqinë, kryeministri i cilësoi në ‘pikun’ e tyre. Rama deklaroi se do të krijohet një Dhomë Tregtare mes dy vendeve në mënyrë që të rritet volumi tregtar.
“Presim një zhvillim të ri, krijimin e një Dhome Tregtare, është një hap i madh dhe i rëndësishëm, nuk është e thjeshtë të sigurosh duartrokitje në Ballkan. Zakonisht marrëdhëniet më të qenësishme ekonomike kanë tendencë të kenë marrëdhënie me të mira politike.
Volumi tregtar mund të ishte shumë herë më i madh se aktualisht, kemi projekte të përbashkëta në fushën energjetike, po punojmë gjithashtu për një projekt fantastik për të mbrojtur Lumin e Vjosës që kalon në Shqipëri, por që fillon në anën tjetër të kufirit me Greqinë” tha ai.