Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga takimi që ka zhvilluar këtë mbrëmje me liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Në një postim në rrjete sociale, Rama shihet i ulur në mes të tryezës, i rrethuar nga krerët e partive shqiptare të RMV-së. Mes tyre duket edhe ministrja Olta Xhaçka.
Deri më tani, zyrarisht nuk dihet se cili është qëllimi i këtij takimi, por mendohet se ka lidhje me ndryshimet kushtetuese që ka kërkuar Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Por çështja ka shkaktuar përplasje në Shkup, pasi opozita maqedonase ka deklaruar se nuk do ta votojë ndryshime të tilla dhe kërkon zgjedhje të parakohshme në maj të këtij viti.