Kryeministri Rama ka publikuar sot disa foto nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme që do të jetë në QSUT në Tiranë. Në fotot e publikuara shihet se spitali prej 6 katesh ka marrë formë nga jashtë dhe është drejt përfundimit.
Kreu i qeverisë ka shkruar se ky transformim është shëmbëlltyra që qeveria e tij ka bërë për Shëndetësinë në këto 8 vite.
“Ja edhe Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, që po merr formë në QSUT, një tjetër shëmbëlltyrë e vizionit tonë transformues për Shëndetësinë që duam”, shkruan Rama.